LAJME

Bogujevci: Trashëgimia kulturore pasurohet me 13 asete të reja në mbrojtje të përkohshme

Bogujevci: Trashëgimia kulturore pasurohet me 13 asete të reja në mbrojtje të përkohshme
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2026, 20:29

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Përmes një postimi në Facebook, Bogujevci ka njoftuar se lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e aseteve të përfshira në listë janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas ministres, procesi i identifikimit dhe vlerësimit të aseteve me vlera historike e kulturore do të vazhdojë, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika