Gani Geci është shoqëruar sonte në mbrëmje nga Policia e Kosovës.
Ish-deputeti Geci ëahtë shoqëruar në polici pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, raporton Nacionale.
Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin e tij, por ai kishte refuzuar.





