Shqiptaro amerikani Emin Eddie Egriu tashmë është kandidatë zyrtar për kongresin amerikan, si kandidat i Qarkut të 26-të të Nju Jorkut.
Peticioni i Emin Eddie Egriu për postin publik të Përfaqësuesit në Kongres nga Distrikti i 26-të i Kongresit të Nju Jorkut është pranuar nga Bordi i Zgjedhjeve. Të mërkurën, më 18 maj, Bordi i Zgjedhjeve i shpalli të pavlefshme kundërshtimet e bëra për peticionin e Egriut dhe Egriu tani është në listën e fletëvotimeve.
Peticioni i Egriut për Partinë Demokratike, i depozituar fillimisht rreth orës 14:00. të enjten, më 7 prill, u kundërshtua nga Lisa Saunders, një votuese e të premtes, më 8 prill. Edhe pse kërkoheshin vetëm 1250 kërkesa për t’u depozituar, Egriu paraqiti 2920 peticione, më shumë se dyfishi i numrit minimal të kërkesave. Pavarësisht se afati i fundit për të paraqitur një kundërshtim të përgjithshëm ndaj peticioneve ishte tre ditë, Saunders paraqiti kundërshtimet e saj të nesërmen në mëngjes, duke deklaruar se nuk kishte numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve të vlefshme dhe se peticioni nuk ishte në përputhje me kërkesat e Ligjit Zgjedhor.







