Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një strukturë ndërkombëtare e konceptuar nga administrata Trump për të mbikëqyrur fazën tranzitore të administrimit, sigurimit dhe rindërtimit të Gazës, pas armëpushimit në zonë, ku Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama është shprehur se ndihet “shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump”, duke e cilësuar këtë si arritje të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë dhe si dëshmi të rritjes së prestigjit të vendit në arenën globale.





