- Reklama -

Shqipëria nuk pranoi, Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë azilkërkuesit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar raportohet se do t’i kërkojë Kosovës që të marrë azilkërkuesit që mbërrijnë me gomone në ishull. Kështu shkruan gazeta britanike “The Times” në faqen e saj online.

Sipas saj, Kosova është një prej shteteve të identifikuara nga qeveria britanike për të ngritur “kampet e kthimit” ku emigrantët do të dërgohen pasi kërkesat e tyre për të qëndruar në Britani të jenë ezauruar.

- Reklama -

Mes shteteve të tjera të përmendura nga “The Times” janë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina. Përfaqësuesit e qeverisë së Keir Starmer do të flasin së shpejti me drejtuesit e këtyre shteteve për të arritur një marrëveshje të mundshme, shkruhet në artikull.

Më parë, edhe Shqipëria është përfolur si një destinacion i mundshëm për azilkërkuesit që shkojnë në Britani. Por në një konferencë të përbashkët për mediat më 15 maj në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë homologut Starmer se marrëveshje si ajo me Italinë nuk mund të ketë, shkruan A2 CNN-i.

“Kam qenë shumë i qartë që prej ditës së parë që kur nisëm këtë proces me Italinë, që kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë, për shkak të marrëdhënies sonë të veçantë, por edhe falë situatës gjeografike që është tejet kuptimplotë. Për të qenë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe ju kemi thënë jo, sepse jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”, tha Rama. (A2 Televizion).

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort