LAJME

Shpronësimi i pronës të ish-ndërmarrjes “Liria”, reagon dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Shpronësimi i pronës të ish-ndërmarrjes “Liria”, reagon dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2024, 10:02

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka reaguar në lidhje me shpronësimin e pronës të ish-ndërmarrjes “Liria”, duke e theksuar që në mbledhjen e 182 të Qeverisë së Kosovës është miratuar inicimi i procedurës për fillimin e procedurave të shpronësimit të pronës në fjalë.

Nga kjo degë, përmes këtij reagimi i bëhet thirrje kryetarit Totaj që të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve në të mirë të komunës dhe qytetarëve të Prizrenit.

Ky reagim erdhi pasi që dje komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas përfundimit të të gjitha procedurave të shpronësimit në fillim të muajit tetor do të filloi rrënimi i objektit të ish – Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” në lagjen Bazhdarhane në Prizren.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika