LAJME

Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2025, 07:57

Pas mesnate ka ndodhur një shpërthim në zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

“Sipas informacioneve tona, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar” është shprehur Elshani.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika