LAJME

Shpërthim në Mitrovicën Veriore – Policia jep detajet: Ishte shok-bomb

Shpërthim në Mitrovicën Veriore – Policia jep detajet: Ishte shok-bomb
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2023, 10:27

Në orët e hershme të mëngjesit, është raportuar për një shpërthim në Mitrovicën Veriore. Policia thotë se mjeti që ka shpërthyer dyshohet se ka qenë shok-bomb.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në rrugën Kolashini te tre rrokaqiej.

Sipas tij, dyshohet se ka shpërthyer një shok-bomb, por që nuk ka pasur dëme anësore.

‘’Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52 , është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është ndëgjuar një detonim/shpërthim. Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi. Mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb, dhe nuk është hasur në dëme anësore”, deklaroi Kelani për Insajderin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika