Home LAJME Shpërthim i granatës së dorës në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Shpërthim i granatës së dorës në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

0
Shpërthim i granatës së dorës në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në lagjen e Universitetit të Prishtinës, ku si pasojë e një mjeti shpërthyes janë dëmtuar gjashtë vetura që ishin në afërsi.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cila ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zekirja Cana” rreth orës 07:00.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, konfirmon Borovci.

Tutje ai ka bërë të ditur se rruga në këtë pjesë është bllokuar, teksa njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here