LAJME

Shpërndahen 1 mijë e 400 pako ushqimore për familjet dhe kategoritë e cenueshme në tetë komuna të Kosovës

Shpërndahen 1 mijë e 400 pako ushqimore për familjet dhe kategoritë e cenueshme në tetë komuna të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2026, 12:22

Organizata Islamic Relief Kosova ka përfunduar shpërndarjen e 1,400 pakove ushqimore për familjet dhe kategoritë e cenueshme në tetë komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, shpërndarja është realizuar në kuadër të një projekti të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës, përmes Masës 3.4.

“Përfundoi shpërndarja e 1,400 pakove ushqimore në kuadër të Masës 3.4”, thuhet në njoftimin e Islamic Relief Kosova.

Pakot ushqimore janë shpërndarë në komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Sipas Islamic Relief Kosova, kjo mbështetje ka për qëllim lehtësimin e shpenzimeve bazë për familjet që përballen me vështirësi ekonomike.

“Kjo mbështetje synon të lehtësojë shpenzimet bazë të familjeve që përballen me vështirësi ekonomike dhe t’u sigurojë atyre ushqime për nevojat e përditshme”, thuhet në njoftim.

Organizata ka bërë të ditur se me këtë aktivitet janë përfshirë familje dhe kategori të cenueshme në tetë komuna të vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika