Kryetari i Prizrenit, njëherësh anëtar i kryesisë se PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së do të shqyrtohen hapat e ardhshëm dhe mundësitë institucionale për veprim.
Totaj akuzon qeverinë për ndalje të fondeve për mbrojtjen e katërshes së UÇK-së: Mund të ketë qenë element rëndues

Ai, para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, tha se bëhet fjalë për një moment të ndjeshëm që, sipas tij, mund të ndikojë edhe në të ardhmen e shtetit të Kosovës.![]()
“Po çfarë vendime do të merren përpara nuk e di, por do të kemi një takim ku do të analizojmë hapat e ardhshëm, si do të veprojmë, si do të sillemi, sepse është një moment mjaft i ndjeshëm, i cili përcakton mjaft edhe të ardhmen tonë si shtet…Do t’i bisedojmë e do t’i diskutojmë. Rrugët institucionale, marrja me çështjen e apelimit të këtij vendimi, edhe sinqerisht me shpresë se qeveria do t’i hapë sytë, do të përballet me realitetin edhe do të japë një kontribut më serioz, sepse e dimë qysh janë zgjedhjet, e dimë që i ka ndalë fondet e mbrojtjes, edhe ajo mund të ketë qenë një element rëndues për këtë vendim që është marrë”, tha ai./E.Zeqiri/KP
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-komandantit policor serb në Zveçan

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

