LAJME

Gazetari kosovar i DW-së ngre pyetje për deklaratat e Vuçiqit para vendimit të Gjykatës Speciale

Gazetari kosovar i DW-së ngre pyetje për deklaratat e Vuçiqit para vendimit të Gjykatës Speciale
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2026, 11:30
Gazetari kosovar i Deutsche Welle (DW) ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur një sërë pyetjesh lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë,
Aleksandar Vuçiq, i cili para shpalljes së vendimit kishte thënë se ishte i informuar për zhvillimet në Gjykatë.
Përmes një reagimi publik, gazetari ka pyetur nëse avokatët mbrojtës apo institucionet e Kosovës kanë kërkuar sqarime zyrtare lidhur me pretendimet e Vuçiqit se dispononte informacione paraprake për vendimet që priteshin nga Gjykata Speciale.
Ai ka shtruar pyetjen se si është e mundur që presidenti serb, duke iu referuar “burimeve të veta”, kishte folur paraprakisht për vendimet e mundshme të Gjykatës, duke ngritur dilema nëse bëhej fjalë për spekulime apo për informacione të marra nga burime të caktuara.
Gazetari ka kërkuar gjithashtu që, nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, të shqyrtohet mundësia e kërkimit të përgjegjësisë dhe sqarimeve edhe nga vetë Dhomat e Specializuara, si dhe të verifikohet origjina e informacionit të përmendur nga Vuçiq.
Ai ka theksuar se, sipas përvojës së tij personale, në ditët para shpalljes së vendimit kishte takuar në Hagë avokatë dhe familjarë të disa prej të akuzuarve, të cilët, sipas tij, nuk kishin informacion mbi përmbajtjen e vendimit, përveç shpresës për një rezultat pozitiv.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika