Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas mbledhjes së PDK-së ka thënë se do të takojë liderët e të gjitha subjekteve politike për të parë se çka mund të bëhet pas vendimin të Gjykatës Speciale me të cilin i dënoi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza paralajmëron takim me kryetarët e partive: Besoj në bashkëpunim

Hamza ka thënë se beson në bashkëpunimin me ta sepse krerët e UÇK-së nuk gjenden në Hagë si anëtarë të ndonjë partie por si pjesë e historisë.
“Do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është më çështje që i takon një subjekti politik. Ata nuk janë shkuar atje si anëtarë të ndonjë subjekti politik por si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Besoj në bashkëpunimin me subjektet e tjera politike, në krijimin e një konsensusi të nevojshëm dhe ne si PDK do të dalim me veprime konkrete duke i përfshirë edhe ato ligjore edhe demokratike”, ka thënë Hamza./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj akuzon qeverinë për ndalje të fondeve për mbrojtjen e katërshes së UÇK-së: Mund të ketë qenë element rëndues

Shpërndahen 1 mijë e 400 pako ushqimore për familjet dhe kategoritë e cenueshme në tetë komuna të Kosovës

OVL UÇK: Nesër prej 12:00 protestë gjithëpopullore në Prishtinë

