Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë, Heset Salihaj.
Ai u shpall i pafajshëm për veprën penale nga neni 147, paragrafi 9 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, i cili nen parasheh dënimin prej së paku dhjetë vjet burgim apo burgim afatgjatë.
Aktgjykimi është shpallur të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.
Ndryshe, ky rast ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.
Heset Salihaj u lirua nga akuza se me 21 tetor 2004, rreth orës 01:30, në Ferizaj, me dashje kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Nezir Sherifi, ish kryeshef i Policisë së Kosovës.
Aty thuhet se në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, derisa i ndjeri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, Salihaj me armë ka shti disa herë në drejtim të tij dhe me atë rast nga lëndimet e marra vdes në vendin e ngjarjes, ndërkaq Salihaj ikë nga vendi i ngjarjes mirëpo, në vendin e ngjarjes i mbetet portofoli me dokumentet personale dhe atë: letërnjoftimi, patentë – shoferi dhe disa fotografi personale. /Betimi për Drejtësi/