LAJME

Shkurt dhe qartë, Von Cramon: Qytetarëve të Kosovës duhet t’u liberalizohen vizat sa më shpejtë

Shkurt dhe qartë, Von Cramon: Qytetarëve të Kosovës duhet t’u liberalizohen vizat sa më shpejtë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2020, 13:10

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë sot se njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë dhe kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian një afat të qartë kohë dhe dritë të gjelbër për liberalizimin e vizave.

Ajo tha se kjo ka të bëjë edhe me mbajtjen e premtimit për çështjen e liberalizimit të vizave.“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza dhe kjo çështje është në Këshillin e Bashkimit Evropian që dy vjet.

Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj do të kërkoja nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të jap një afat të qartë kohor dhe dritë të gjelbër lidhur me këtë sa më shpejt që është e mundur. Kjo, po ashtu ka të bëjë me mbajtjen e premtimit”, është shprehur Cramon.

Fjalimin për çështjen e vizave për qytetarët e Kosovës mund ta ndiqni këtu, nga 09:49:06.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika