“Kjo është tepër! Kosovarët po përgatisin koreografi anti-osmane”, është titulli i një prej shkrimeve të mediumit turk “SonDakika”.
Ky medium e ka vlerësuar “skandaloze koreografinë”.
Megjithatë pamjet që janë marrë për bazë, të shpërndara në rrjetet sociale, janë të vjetra dhe nuk kanë të bëjnë me ndeshjen Kosovë – Turqi.

KOHA ka konfirmuar se janë pamje gjatë përgatitjes së një prej koreografive nga tifo-grupi mitrovicas “Torcida” shumë kohë më parë.
Bëhet fjalë për një koreografi që fitoi simpati e shumë sportdashësve e ku shfaqen edhe Isa Boletini e Adem Jashari dhe flamuri kombëtar.
Duket që disa mediume turke kanë tendencë për të tensionuar situatën para ndeshjes./koha.net/