LAJME

Shkon në katër numri i shqiptarëve të vdekur në një kantier ndërtimi në Gjermani

Shkon në katër numri i shqiptarëve të vdekur në një kantier ndërtimi në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2023, 23:21

Katër shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë në aksidentin në një kantier të ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë të hënën, raporton “Bild”.

Të hënën ishte njoftuar se kanë vdekur katër persona, dhe ishte thënë se viktimat janë bullgarë.

Por, Policia ka njoftuar se të gjithë të vdekurit dhe po ashtu një i lënduar rëndë janë shtetas shqiptarë.

Është thënë se janë gjetur dokumentet personale të viktimave.

Ndërtimtarët shqiptarë humbën jetën pas shembjes së skelave në një bosht ashensori. Sipas gjetjeve fillestare, thuhet se skela nuk ishte vendosur siç duhet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika