Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Prizren ka finalizuar një projekt për përmirësimin e kushteve të mësimit, përmes furnizimit me banka dhe karrige të reja për nxënësit.
Sipas njoftimit të shkollës, sot është nënshkruar kontrata me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), duke mundësuar realizimin e këtij projekti.





