LAJME

Shkeljet e rënda të rregullave të trafikut, u konfiskohen patentë shoferët 21 drejtuesve të automjeteve

Shkeljet e rënda të rregullave të trafikut, u konfiskohen patentë shoferët 21 drejtuesve të automjeteve
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2024, 20:45

Për shkelje të rregullave në komunikacion Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ua ka konfiskuar patentë shoferët 21 drejtuesve të automjeteve.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se në kuadër të angazhimeve të shtuara për të ofruar siguri në trafik patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 pika kontrolli për automjete.

Duke pasur parasysh se rrugët janë me ngrica e borë, Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtasin kushteve të rrugëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika