LAJME

Shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq

Shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2024, 14:11

lKryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç.

Dyshohet se shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

Shkarkimi i saj erdhi, pas publikimit në media të pamjeve ku ajo shihet duhet konsumuar substanca narkotike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika