PRIZRENI ME RAJON

Shkaku i ftohtit dhe mungesa e policisë shtynë ndeshjen KB Bashkimi – KB Peja

Shkaku i ftohtit dhe mungesa e policisë shtynë ndeshjen KB Bashkimi – KB Peja
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2023, 17:08

Sot ishte paraparë të zhvillohej ndeshja e basketbollit ndërmjet Bashkimit dhe Pejës.

Por salla në Suharekë ku Bashkimi luan lojët si vendas nuk plotësonte kushtet për zhvillimin e lojës, raporton TV Prizreni.

Dy arsyet kryesore ishin ftohti i cili mbizotëronte në sallë pasi që nuk ishte e nxehur dhe mungesa e stafit të Policisë që duhej për të siguruar rendin në sallë.

Si pasojë shumë qytetarë prizrenas të cilët udhëtuan për ta përkrahur Bashkimin iu desh të ktheheshin prapë. Ata u shprehen mjaft të indinjuar me këtë rast.

Ndeshja pritet të zhvillohet brenda 24 orëve, teksa për orarin e saktë se kur do të luhet pritet të merret vesh në orët në vijim

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika