Policia e Kosovës e ka arrestuar ish-moderatorin dhe menaxherin e disa këngëtarëve Meriton Mjekiqin.Mjekiqi është arrestuar në afërsi të Fushë Kosovës, pasi që dyshohet se ishte i përfshirë në një incident me armë zjarri.Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Shikojeni momentin e arrestimit të Meriton Mjekiqit nga policia (pamjet)

Krasniqi tha se incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshje në trafik.“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”.
https://www.youtube.com/watch?v=47ijBclpgVo&feature=emb_title
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Katër shqiptarë nga Kosova dyshohet se vdiqën në një kantier ndërtimi në Vjenë

IPK arreston një zyrtar policor dhe rekomandon suspendimin e tij dhe të katër zyrtarëve të tjerë

