Kryetari i shërbimit ushtarak të inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka treguar të ketë mësuar se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë është “ngarkuar me detyrën për ta vrarë” drejtuesin e grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.
“Jemi në dijeni se FSB është ngarkuar për ta pushkatuar atë. A do të kenë suksese për ta bërë këtë? Do të shohim.”, ka thënë ai për ‘The War Magazine’.





