- Reklama -

Shengyli: E dimë se si shkojnë punët tek ne, ministri, baxhanaku, vëllai, merre këtë, merre atë…

Trajneri i mirënjohur kosovar, Skënder Shengyli ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Favorit” në T7, derisa e ka shfaqur shqetësimin e tij për fenomenin tashmë të njohur në vendin tonë, ku drejtuesit e klubeve mundohen të kenë ndikim tek trajnerët, pra direkt në vendim-marrje.

Gjithashtu, legjenda e futbollit kosovar foli edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku po ashtu kërkoi që të mos përfshihen dhe emërohen të afërmit në pozita të larta dhe të mos delegohen ata nga ata që kanë “dorë të fortë”.

- Reklama -

Shengyli i analizoi dy opsionet, atë të trajnerit vendor dhe të huaj për “Dardanët”, derisa Federata e Futbollit nuk është përcaktuar ende për selektorin e ri.

“Duhet një filozofi, ajo duhet të kopjohet nga një ekip, që të shfaqet edhe te Kombëtarja. Nëse e marrim filozofinë e Spanjës, ajo është kopjuar nga Barcelona, pasi 6 lojtarë kanë qenë të këtij ekipi, ndërsa më pas i janë shtuar edhe lojtarët e Real Madridit, Atletico Madridit, Athletic Bilbaos etj., që i janë përshtatur asaj filozofie të lojës. Të gjithë lojtarët janë përzgjedhur ashtu siç i konvenon lojës së Kombëtares”, deklaroi fillimisht trajneri prizrenas në “Favorit”.

“Ne nuk e dimë se cili ekip luan më mirë, Ballkani apo Llapi, për t’iu përshtatur. Edhe ata që janë vetë aty (në FFK), nuk e dinë se si do të vendosin dhe se cilën lojë ta kopjojnë. A do të vendosin ata trajnerë që janë brenda për brenda Federatës apo Bordi, as kjo nuk dihet! Unë jam adhurues që të jetë një trajner vendor, pasi ndryshe është kur flitet shqip, kur e qorton lojtarin me këtë apo vërejtje. E ndryshe është kur trajneri është i huaj dhe flet gjuhë të huaj dhe përmes përkthyesit lojtarët nuk e marrin me aq vëmendje këshillën”, vazhdoi ish-trajneri i Lirisë, Prishtinës e Vëllaznimit.

“Por, nuk është edhe larg asaj që të jetë trajner i huaj dhe t’i ketë dy bashkëpunëtorë me emër, që janë në rrjedha, që e njohin futbollin kosovar dhe që mund ta japin kontributin nga afër, ngasë është në pyetje shteti. Nuk është në pyetje se a do të bëhet ai apo tjetri. Është me rëndësi që Kosova të shkojë përpara, njëjtë si dy vjet më parë kur luanim mirë me trajnerin Challandes, e pastaj e patëm një rënie”, nënvizoi ai.

“Por, problemi është tek ne vetë, si Kosovë, si shqiptarë, se si do ta shikojmë trajnerin vendor. E dimë se si shkojnë punët këtu: ministri, baxhanaki, vëllai, intervenim, merre këtë, merre atë, këto janë pikëpyetje të mëdha që lënë përshtypje që është e vështirë të vendoset se a duhet të jetë trajneri vendor apo i huaj. Nuk është larg që është i huaj, por edhe nëse do të jetë vendor unë absolutisht do t’i jap përkrahje, që edhe ai që do të jetë të punojë drejt dhe t’i zgjedh bashkëpunëtorët, por të punojë në mënyrë të pastër, pa ndikime nga jashtë”, vazhdoi njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit.

“Kur të zgjidhet trajneri do të vijnë ndikimet nga anash, merre këtë, merre atë lojtar, është e pashmangshme… Unë kam mundur të mbijetoja në një klub apo në një klub tjetër sa të dua po t’i kisha dëgjuar nëse do të luaj ky apo ai lojtar. Edhe tek Prishtina kur kam qenë, ka pasur ndikime nga jashtë, por unë nuk i kam dëgjuar dhe kam vendosur vetë, nuk e kam lënë askënd të më përzihet”, përfundoi Skënder Shengyli.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort