LAJME

Shëngjin: Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

Shëngjin: Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2026, 15:48

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Siç raporton Top Channel, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika