LAJME

Shefqet Krasniqi mposht koronavirusin, lirohet nga spitali

Shefqet Krasniqi mposht koronavirusin, lirohet nga spitali
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2021, 10:52

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka mundur betejën me coronavirus.Pas disa ditëve i shtrirë në Klinikën Infektive ai është liruar.U.d i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, ka treguar për Infokus se Krasniqi është liruar nga klinika javën e kaluar. Ai shtoi se në ditën kur është liruar gjendja e tij ka qenë shumë e mirë.

“Nuk është në klinikë, është liruar javën e kaluar dhe gjendjen e ka pasë shumë të mirë”, deklaroi ai.Ndryshe si pasojë e problemeve shëndetësore Shefqet Krasniqi ka njoftuar se nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme të tefsirit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika