LAJME

Shefi i kabintetit të Presidencës: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi

Shefi i kabintetit të Presidencës: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2022, 18:29

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale për të krijuar barrikadat në veri të Kosovës.

“Pjesëtarë të së ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ (Mbrojtja Civile) dhe disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti, janë duke krijuar barrikadat”, ka thënë Vela përmes një postimi në Twitter.

Sipas tij, “Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi”.

Serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në veri, pas arrestimit të një ish-polici të dyshuar për sulme ndaj zyrave të KQZ-së në veri e ndaj Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika