Home LAJME Shefi i BE-së në Kosovë me mesazh në prag të zgjedhjeve lokale

Shefi i BE-së në Kosovë me mesazh në prag të zgjedhjeve lokale

0
Shefi i BE-së në Kosovë me mesazh në prag të zgjedhjeve lokale

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që pavarësisht përkatësisë etnike apo preferencës partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Aivo Orav, tha se çdo votë zgjedhore ka rëndësi dhe ka rëndësi në forcimin e Kosovës si një vend demokratik, dinamik dhe multietnik.

“Me zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pavarësisht përkatësisë etnike apo preferencës partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është thelbësore që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen. Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës mundësi të reja”- ka shkruar Orav në “X”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here