- Reklama -

ShBA’ja kërkon që përgjegjësit e Banjskës të dalin para drejtësisë, kritikon Serbinë

Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, kritkoi Serbinë se nuk ka bërë mjaftueshëm që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë.

“Ka kaluar më shumë që nga sulmi paramilitar serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe Serbia nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm për të mbajtur përgjegjës, përfshirë liderin e vetëshpallur të këtij sulmi Millan Radoiçiq. Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë”, tha ai.

- Reklama -

Ai po ashtu tha se SHBA-ja është e shqetësuar me veprimet e “pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës, që nuk përkojnë me zotimet e Kosovës që të punojë në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

“Këto veprime prekin mirëqenien e komuniteteve joshumicë dhe minojnë rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Duke folur për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është e vetmja rrugë për anëtarësimin e palëve në institucionet evropiane.

Wood tha se SHBA-ja po punon me aleatët për uljen e tensioneve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin.

“Qëllimi i SHBA-së mbetet njohja e ndërsjellë”, tha ai.

Ndërkaq, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, kritkoi Kosovën për “shkeljen e të drejtave të serbëve” dhe, siç tha ai, “dhunë ndaj serbëve”.

“Tensionet ndëretnike në Kosovë janë më të lartat në 50 vjetët e fundit”, pretendoi Nebenzya, duke shtuar se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “do të vazhdojë shtypjen e serbëve” nëse komuniteti ndërkombëtar “nuk e pengon”.

Ai, gjithashtu, kërkoi që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë mbledhjes, ambasadorët e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë. Këto dy shtete, po ashtu, kërkuan përparim në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit./REL/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort