Kosova ka bërë përparim në luftimin e korrupsionit, por ende ka vend për më shumë punë.
Kështu tha Ambasada amerikane në Prishtinë, duke shënuar 9 Dhjetorin, Ditën Anti-korrupsion.
“Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në luftimin e korrupsionit – por gjithmonë ka më shumë punë që mund të bëhet”, tha ambasada në një postim në Facebook.
Tutje, thuhet se Ekipi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), i mbështet përpjekjet e Kosovës përmes partneriteteve me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile.
“Ne do të vazhdojmë partneritetin tonë me popullin e Kosovës për të ndihmuar në nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha shtresat e shoqërisë”, theksoi Ambasada amerikane në Prishtinë.