LAJME

Sërish përfshihet në fushatën zgjedhore në Kosovë, Vuçiq u bën thirrje serbëve të votojnë për Listën Serbe

Sërish përfshihet në fushatën zgjedhore në Kosovë, Vuçiq u bën thirrje serbëve të votojnë për Listën Serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2026, 09:59

Beogradi zyrtar nuk po heq dorë nga synimi për të ndikuar në zgjedhjet në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit të votojnë për Listën Serbe, siç raportojnë mediat serbe.

Derisa foli në një emision në Serbi, Vuçiq i ftoi serbët që të dielën të dalin në zgjedhje dhe t’ia japin votën Listës Serbe, transmeton KosovaPress.

Ai foli edhe për raportin me Rusinë, për çka deklaroi se Serbia nuk ka shqyrtuar dhe as nuk do të marrë vendim për vendosjen e regjimit të vizave ndaj Federatës ruse, duke reaguar ndaj raportimeve mediatike për një mundësi të tillë.

“As nuk kemi menduar për këtë dhe as nuk do të merret një vendim i tillë. Edhe nëse dikush do ta merrte një vendim të tillë, ai do të shfuqizohej menjëherë”, ka thënë ai./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika