Qeveria e Serbisë ka miratuar një urdhëresë nëpërmjet të cilës nga sot, Ministria e punëve të Brendshme të këtij vendi nuk do të lëshojë targa të reja me akronimet të shtatë qyteteve të Kosovës deri në, siç thuhet, arritjen e marrëveshjes së përhershme për këtë çështje në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
Me një nen tjetër të kësaj urdhërese, zgjatet vlefshmëria si e targave ashtu edhe e stikerave të regjistrimit.





