LAJME

Serbia i del kundër Rusisë, e mbështet Ukrainën

Serbia i del kundër Rusisë, e mbështet Ukrainën
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 18:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për pushtimin që Rusia po ia bën Ukrainës. Ai ka thënë se Serbisë i vjen keq për rastin e se e mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës.

“Serbia mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media Vuçiq ka lexuar konkludimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas tij, në pikë të parë Serbisë i vjen keq për gjithçka që ndodh në Evropën Lindore. “Ne i shohim rusët dhe ukrainasit si popull vëllazëror”, ka thënë Vuçiq.

“Serbia është e përkushtuar ndaj parimit territorial. Bazuar në nenin 16 të Kushtetutës së Serbisë, një nga parimet themelore është respektimi i integritetit territorial të shteteve të tjera”, ka shtuar Vuçiqi.

Sipas tij, Serbia gjithmonë ka ndjekur politikë të jashtme “të përgjegjshme e parimore”. Për këtë ka thënë se e ka paguar gjithmonë shtrenjtë.

“E di se kjo nuk do t’u pëlqejë të gjithëve, do të ketë kundërshtime por kemi bërë më të mirën që kemi mundur. Serbia ka pasur shumë lufta, shumë humbje njerëzish. Kjo flet për atë se ne duhet të jemi krejt bashkë, të ruajmë njerëzit tonë”, ka deklaruar më tej presidenti i Serbisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika