Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi ka thënë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi ka anuluar vendimin e këtij këshilli për subvencionet e fermerëve nga Lugina.
“Ministria ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është një veprim tjeter i diskriminimit konstant, në çdo sferë që i ndodh shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
“Komunat e Preshevës e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të varfërat në Serbi, e Qeveria po vazhdon, lere që nuk ndërmerr asnjë hap drejt përmirësimit të situatës, ajo po bllokon edhe ato procese që po mundohemi të marrin bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës e në mbështetjen e zhvillimit në Luginë”, shkruan ai në Facebook.





