LAJME

Sekuestrohen mbi 400 gramë substancë narkotike dhe 9 telefona mobil në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Sekuestrohen mbi 400 gramë substancë narkotike dhe 9 telefona mobil në Qendrën Korrektuese të Dubravës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2026, 08:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë sekuestruar 482 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, nëntë telefona mobil, katër kartela SIM dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12.07.2026, rreth orës 19:10, kur zyrtarët korrektues gjatë kontrolleve në një zonë sterile në pjesën veriore të qendrës kanë hasur në këto mjete dhe substancën e dyshuar narkotike.

Organet e rendit bën të ditur se substanca narkotike është sekuestruar.

Ndërsa lidhur me rastin sqarohet se është iniciuar vepra penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

“Oficerët korrektues gjatë kontrolleve të rregullta në një zonë sterile në pjesën veriore kanë gjetur 482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 9 telefona mobil, katër sim-kartela dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave. Substanca narkotike është sekuestruar nga policia ku është iniciuar rasti.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika