LAJME

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit thirret për datën 6 shkurt

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit thirret për datën 6 shkurt
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2023, 09:08

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka konvokuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit për datën 6 shkurt 2023.

Për këtë seancë të jashtëzakonshme është caktuar pika e vetme e rendit të ditës, respektivisht shqyrtimi i vendimit për faljen e tatimit në pronë deri në shumën 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit, për vitin 2023.

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të martën pati dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për të diskutuar çështjen e tatimit në pronë, përkatësisht faljen në vlerën deri në 100 euro.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika