Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se më 15 janar do të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë së tij, raporton DW.
Kjo lëvizje mund ta çojë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në mars të vitit të ardhëshem, ndonëse ishin planifikuar për vjeshtën e vitit 2025.
Kriza e koalicionit te qendrës së majtë në Gjermani arriti pikën kritike sonte kur Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të shkarkojë Ministrin e Financave, Christian Lindner.





