Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e mbetura të Ballkanit t’i bashkohen Bashkimit Evropian.
Duke folur në Parlament përpara një samiti njëditor të bllokut prej 27 vendeve në Bruksel, Scholz përshëndeti ringjalljen e bisedimeve për pranimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në muajt e fundit dhe vendimin këtë javë për t’i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit.
“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian,” u tha ai ligjvënësve në Berlin.





