Kancelari Olaf Scholz, tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën në Berlin, se në interesin e Gjermanisë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, se lufta është e parpanueshme.
“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, përcjellin mediat serbe.





