Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO), Andreas Schieder, ka uruar kandidatin për kryeministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se “shpreson në ringjalljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Jam i kënaqur që Albin Kurti do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë e Kosovës dhe të jetë përgjegjës për udhëheqjen e vendit drejt një të ardhmeje evropiane. Zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi – një mundësi për të vazhduar në rrugën e reformave dhe për t’u dhënë atyre një vrull të ri. Këto reforma janë thelbësore nëse vendi dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe për të krijuar perspektiva të ardhshme për popullatën e madhe të re të vendit në një shtet funksional social kushtetues”, tha Schider në një deklaratë.





