Emisari gjermani për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se nuk lejojnë që sovraniteti i Kosovës të kurthohet nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Ne jemi miq kemi njohur pavarësinë e Kosovës, zotohemi për liberalizim të vizave dhe jemi pro aplikimit në Këshillin e Evropës. Kancelari Scholz më ka thënë se ne në mënyrë pozitive do të shikojmë mundësinë dhe aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Pra të gjitha këto qëndrime pozitive janë që të mos lejnë sovranitetin e Kosovës që të kurthohet në ndonjë kurth nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, duhet të ndërmarrim këto veprime pasi është arritur një pajtim më 2013 dhe kjo është koha e duhur për të gjitha këto për vendin [Kosovën]” u shpreh Sarrazin.
Sarrazin, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se duhet të mbahen premtimet për liberalizimin e vizave pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret relevante.





