Sami Lushtaku e Bekim Jashari kanë shtrënguar duart në diten e fundit si kryetar i Skenderajt për Bekim Jasharin.Ky shtrëngim duarsh mes Sami Lushtakut e Bekim Jasharit u bë gjatë ceremonisë së dorëzim pranimit të detyrës së kryetarit të Komunës së Skenderajt.
Raportet e Lushtakut e Jasharit kanë qenë jo të mira kohëve të fundit për shkak të luftës politike që u bë në Skenderaj muajve të fundit.Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ceremonisë për pranim dorëzimin e detyrës, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Bekim Jashari për organizim.





