Sabit Geci është rikthyer në burg, për ta vuajtur dënimin për krime lufte.
Me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Geci tani dënimin do ta vuajë në burg.
Vajza e Sabit Gecit, Fitore Geci, në një postim në “Facebook”, ka shkruar se e ka habitur fakti që është marrë vendimi që babai i saj të kthehet në burg.
“Me habite jashtëzakonisht fakti se si është e mundur qe per nje njeri si Sabit Geci, i cili ka plage te pashëruara nga lufta dhe shume diagnoza qe duhet te trajtohen, te merret nje vendim qe te kthehet ne burg. Nuk me habite fakti qe kete vendim e mori nje gjyqtare serb, sepse deshira e tij ishte dhe eshte qe ai te mos jete i gjalle por me habit fakti qe ne si popull , si instutcion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zerin per njerëzit e luftes qe plaget e tyre akoma kullojne gjak. .Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshe per qellime te ndryshe por une si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim qe eshte dhe do te jete i pathyshem”, ka shkruar ajo.
Në ndërkohë trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në pati dënuar me 15 vjet burgim Sabit Gecin për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999.
Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës në burgun e Cahanit. Riza Aliaj u dënua me 12 vjet burgim, Shaban Hoti nga Rezalla me 7 dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj me 6 vjet burgim.
Geci për shkak të gjendjes së rënduar me shëndetin, burgun po e mbante në shtëpi.