LAJME

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?

Sa e përgatitur është Kosova përballë sulmeve kibernetike?
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2026, 20:54

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë shërbime, të dhëna personale dhe transaksione financiare kalojnë nëpër hapësirën digjitale, siguria kibernetike po bëhet një prej çështjeve më të rëndësishme për shtetet moderne.

Për Kosovën, sfidat nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve, por edhe me mbrojtjen e institucioneve nga kërcënimet që vijnë prej çdo cepi të botës.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Robert Shala, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se Kosova tashmë është pjesë e një hapësire globale ku kufijtë fizikë kanë gjithnjë e më pak rëndësi.

“Kosova, si shtet, normalisht që ekziston në një kontekst kompleks të sigurisë. Kosova ka kërcënime dhe rreziqe të ndryshme, prej vendeve të ndryshme të botës, e hapësira kibernetike lejon që aktorë prej viseve të largëta të bëjnë dëm këtu në vendin tonë, pa qenë fizikisht”, tregon ai.

Shala, i cili ka kontribuar në hartimin e kurrikulës mbrojtëse për siguri kibernetike të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në zhvillimin e strategjisë kombëtare për siguri kibernetike, thotë se Kosova vazhdimisht lufton sulme kibernetike.

“Sulmet kibernetike nuk ndalen. Në hapësirën kibernetike, konflikti është diçka e natyrshme. Kur nuk ka sulme, atëherë ka pikëpyetje pse s’po mundemi t’i shohim sulmet”, shprehet ai./REL/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika