Eksperti i Sigurisë Drizan Shala, vlerëson se Kosova duhet të analizoj disa pika para pranimit të refugjatëve afgan, shkrun GazetaBlic. Shala në një prononcim për ‘GazetaBlic’, thotë se Kosova duhet të mendoj për vendin se ku do të strehohen këta refugjat, e që sipas tij, këta të fundit mund të kalojnë shifrën mbi 10.000. Përveç kësaj, ai thekson se problematik tjetër do të jetë edhe aspekti i sigurisë, se kush i verifikon këta persona si dhe aspekti financiar.“Sa i përket kërkesës nga ana e SHBA-së që Kosova dhe Shqiperia të pranojnë refugjatë afganë në territorin e tyre kjo në vete ka tri pika kryesore që duhet paraprakisht të analizohen mirë. Ku do strehohen këta refugjatë që mund të kalojnë shifrën mbi 10.000 qytetarë afganë për Kosovën. Pika e dytë mbetet aspekti i sigurisë se kush i verifikon këta persona, ku dihet që këta persona do qëndrojnë në Kosovë e Shqipëri deri t’ju bëhet verifikimi në nje interval kohor 12/18 muaj për t’i lejuar të hynë në territorin e SHBA-së. Pra institucionet e sigurisë së Kosovës ( AKI, PK, FSK ) do të përballen me këtë shtim të refugjatëve dhe kjo në vete do të shton edhe koston financiare” , thotë Shala.
Shala shton se Qeveria duhet të kërkojë nga Departamenti Amerikan i Shtetit një buxhet në formën e mbështetjes.
“Qeveria ( MPB ) duhet të kërkojë nga Departamenti Amerikan i Shtetit një buxhet në formën e mbështetjes meqë ne do të luajm rolin e “zonës neutrale të sigurisë” para që këta qytetar të kalojnë apo jo verifikimin nga ana e mekanizmit të sigurisë amerikan. Por, pika e tretë është fakti që çka do të ndodhë nëse këta persona nuk e kalojnë procesin e verifikimit amerikan, por që në Kosovë do e kenë fituar statuesin e tyre dhe që mund të krijojnë qeverin në ekzil të qeverisë afgane në Kosovë respektivisht Ballkan”, deklaron ai.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pa asnjë hezitim është pro sjelljes së refugjatëve afganë në Kosovë, si operacion humanitar, nisur nga parimi njerëzor “se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre, për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë”.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua më 15 gusht nga vendi për në Taxhikistan dhe qeveria e tij u rrëzua, teksa militantët talebanë hynë në kryeqytetin afgan, Kabul. Talebanët kanë marrë nën kontroll gjysmën e qarqeve të kryeqytetit dhe Pallatin presidencial, teksa misionet diplomatike po shpejtojnë që të evakuojnë personelin e tyre.