Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar për një bisedë telefonike që e ka pasur me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Biseda vjen në një kohë sfiduese për aleancën veri-atlantike, ku Trump ka bërë deklarata sfiduese për vendet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga to më shumë investim në mbrojtje – si dhe Bashkimi dhe SHBA-ja kishin rezoluta të ndryshme për qasjen ndaj luftës në Ukrainë.
Për këtë, Rutte thotë se aleatët po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrojtje.





