- Reklama -

Rusia lëshoi mbi 260 dronë në Ukrainë, konsiderohet si sulmi më i madh rus

Gjatë natës, Rusia lëshoi ​​267 dronë sulmues kundër Ukrainës, një numër “rekord”, sipas Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, raporton BBC.

Ndër to, 138 u kapën nga mbrojtja ajrore ndërsa 119 u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm.

- Reklama -

Dronët u kapën në të paktën 13 rajone duke përfshirë Kharkiv, Poltava, Sumy, Kyiv, Chernihiv, Mykolaiv dhe Odesa, sipas autoriteteve ukrainase.

Shërbimet e urgjencës raportuan sulme me dron që shkaktuan shkatërrime dhe zjarre në një numër rajonesh.

Dy persona në Kherson vdiqën, një burrë dhe një nënë e binjakëve, sipas shërbimeve të urgjencës shtetërore të Ukrainës. Një tjetër viktimë u raportua në qytetin qendror të Kryvyi Rih.

Forcat ajrore ukrainase raportuan gjithashtu se Rusia lëshoi ​​tre raketa balistike gjatë natës.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se 20 dronë ukrainas të nisur në Rusi u “shkatërruan” gjatë natës.

Pas sulmit të madh me dron në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky po bën thirrje për paqe në rajon.

Në një postim në X, ai thotë se “të gjithë ata që janë në gjendje të ndihmojnë me mbrojtjen ajrore” duhet ta bëjnë këtë për të mbrojtur jetët njerëzore. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë”, thotë ai, duke shtuar se kjo është e arritshme “përmes unitetit të të gjithë partnerëve”.

Ai bën thirrje për “forcën e të gjithë Evropës, forcën e Amerikës, forcën e kujtdo që kërkon paqe të qëndrueshme”./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort