Me qëllim të ruajtjes së faunës, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN) që funksionon në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK), si institucion qendror përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodivesitetit, ka krijuar një listë të lokacioneve të folenizimit të lejlekëve, me qëllim të promovimit të tyre.
AMMK përmes një njoftimi bën të ditur se një fole e tillë u vendos në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, pasi ajo e vjetra ishte dëmtuar.
“Shumica e këtyre llojeve e kryejnë folenizimin në Kosovë për një periudhë shumë të gjatë kohore qëndrojnë në habitate të caktuara duke u kujdesuar edhe për rregullimin e çerdheve tyre. Një çerdhe e tillë ka qenë prej kohësh në rrethinën e komunës e Ferizajt përkatësisht në fshatin Lloshkobare e vendosur mbi një lis, i cili ma kalimin e kohës është tharë dhe çerdhja mbi të është vënë në rrezik të dëmtimit”- thuhet në njoftim.





