- Reklama -

Rrushi i bardhë apo i zi, cili është më i shëndetshëm dhe pse?

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.Ndihmon Kundër Diabetit

- Reklama -

Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.Rrushi i Zi i Bën Mirë Zemrës

Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës. Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

Shëndeti i Trurit
Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.Shëndeti i SyveStudimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.

Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.Rrushi i Zi Për Gjumë Më Të MirëNdonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushi në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës.

Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij. Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit.Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë gjatë vitit 2024

Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort