LAJME

Rruga Zhur-Sharr e bllokuar nga bora, vozitësit në vështirësi të mëdha

Rruga Zhur-Sharr e bllokuar nga bora, vozitësit në vështirësi të mëdha
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2023, 10:33

Në fund të nëntorit, bora ka zë në befasi institucionet gjegjëse, pasi disa rrugë thuajse janë bërë të pakalueshme.

Një rrugë që është e mbuluar plotësisht nga bora është edhe ajo Zhur-Sharr. Në pamjet e publikuara shihet se gjendja në këtë rrugë është thuajse e pakalueshme.

Aty shihet rruga është e papastruar, ndërsa vozitësit  kanë vështirësi të qarkullojnë.

Ndërsa vozitësit po hasin në vështirësi, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika